Salihi: Duhet t’i besojmë Rejas

21 tetor 2019 | 11:31

Ish-sulmuesi i njohur i Kombëtares Shqiptare, tashmë ndihmës i trajnerit Edi Reja te kuqezinjtë, Hamdi Salihi, në emisionin “Zona Gol” të gazetarit Glendi Tafaj në Supersport ka thënë se trajnerit italian duhet t’i besohet për faktin se ka bërë një punë të mirë.

“Unë ia kam thënë trajnerit, disa gjëra në fushë i shoh edhe si lojtar, edhe si trajner. Është një njeri që duhet t’i besohet, por në fund gjërat i vendos presidenti. Kam mendimin se ka bërë një punë të mirë, më shumë për qartësinë që lojtarët kanë në fushë. Është i thjeshtë dhe i qartë në gjërat që bën. Besoj se ajo që ka treguar ekipi në fushë i ka dhënë të drejtë trajnerit”, ka thënë Salihu.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burrë që ka 39 gra, 94 fëmijë dhe 33…