Salihi, pjesë e stafit teknik në Kombëtaren e Shqipërisë?
18 prill 2019
| 17:35
Pasi mori zyrtarisht drejtimin e Kombëtares së Shqipërisë, Edy Reja po mendon edhe për stafin që do ta shoqërojë në këtë aventurë të re.
Ende nuk janë zyrtarizuar emrat e bashkëpunëtorëve të tij edhe pse flitet se zëvendëstrajner do të jetë Alessandro Calori i cili është larguar nga drejtimi i Ternanës në Serie C, në shkurt të këtij viti.
Por duke iu referuar asaj çfarë shkruan “Balkanweb”, risia e madhe në stafin e Rejas pritet të jetë ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi i cili pak ditë më parë u tërhoq zyrtarisht nga futbolli ndërsa është pjesë edhe stafit teknik të skuadrës me të cilën mbylli karrierën Wiener Neustadt.