Salihu: Challandesi ka kontratë të vlefshme me Kosovën

04 mars 2020 | 22:43

Në ditët e fundit ka pasur zëra se selektorit të Kosovës, Bernard Challandes, i ka skaduar kontrata dhe tashmë e ardhmja e tij është në pikëpyetje.

Challandesi u prezantua si trajner i Përfaqësueses së Kosovës më 2 mars 2018 dhe kontrata e tij ishte dyvjeçare, andaj rrjedhimisht u raportua se tekniku zviceran nuk ka më kontratë valide me ‘Dardanët’.

Sekretari gjeneral i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, i ka mohuar këto zëra, duke thënë se zvicerani ka kontratë ët vlefshme me Kosovën. “Jo jo, nuk janë të vërteta ato raportime. Trajneri ka kontratë të vlefshme deri në përfundimin e Kampionatit Evropian”, ka thënë Salihu për “lajmi.net”.

I pyetur se a është duke u negociuar për rinovimin e kontratës, ai është përgjigjur: “Po, kemi nisur takimet e para. Jemi në fazën fillestare, pastaj do të shohim”.

Challandesi ka rekord impresiv me Kosovën që prej ardhjes së tij. Në 20 ndeshje ai ka arritur 11 fitore, pesë barazime dhe katër humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se…