Salihu, Dinosha dhe Minxhozi: Shtetet tona kanë raporte të shkëlqyera me shtetin e Kosovës
Gjatë konferencës për media, mbajtur sot në Gjilan, abasadorët e akredituar në Kosovë: Rexhep Salihu nga Republika e Maqedonisë Veriore, Fehrat Dinosha nga Republika e Malit të Zi si dhe Qemal Minxhozi nga Republika e Shqipërisë, kanë folur edhe për bashkëpunimin mes këtyre shteteve dhe Republikës së Kosovës.
“Sa i përket Republikës Veriore të Maqedonisë, ajo ka raporte të shkelqyera me Republikën e Kosovës, ashtu që mes tyre sot për sot s’ka asnjë qështje të hapur”, tha ambasadori Salihu.
Sipas tij, rrugët janë të hapura dhe do të vazhdoj bashkëpunimi në të gjitha fushat me interes të përbashkët, dhe thënë ndryshe nuk do të kihet asnjë pengesë e që kjo do të jetë një shtytje për bashkëpunim edhe në të ardhmen.
Kurse, ambasadori Dinosha, marëdhënjet mes Malit të Zi dhe Kosovës i vlerësoi jashtëzakonisht të mira me një gatishmëri që në këtë mënyrë edhe të vazhdojnë edhe mëtutje.
Ai shprehu besimin se marëdhënjet politike do të shprehen edhe në bashkëpunim ekonomik.
“Këmbimi tregtar kap diku 30 deri 40 milion euro, por që është pak, sepse ka kapacitet edhe më shumë”, tha ai.
E, ambasadori Minxhozi tha se Shqipëria ka një bashkëpunim në rritje dhe është partnerë i rëndësishëm i Kosovës.
Ai tha se falë bashkëpunimit ekonomik mes dy shteteve në fjalë, gjatë vitit 2018 janë realizuar rreth 270 milion euro, shkëmbim ekonomik ky më i larti deri me tash që nga pavrësia e Kosovës dhe me tendencë rritjeje.
Ambasadorët në përmendur, sot, janë pritur në një takim pune nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri./GJILANI.INFO/