Salihu: Jam incizuar dhe shantazhuar, videot ia kanë dërguar Agim Ademit

07 mars 2022 | 11:31

Ish-sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, ka pranuar se është shantazhuar në forma të ndryshme.

Salihu u pyet në “Sporti Total” se a ka qenë ndonjëherë i shantazhuar apo kërcënuar, teksa ai zbuloi se është incizuar shpeshherë.

“Ka pasur incizime. Paramendo edhe shokët më kanë incizuar. Është absurde se çfarë kohe ka ardhur. Më kanë incizuar dhe ia kanë dërguar Agim Ademit… ose jam përcjellë me kamera se ku po shkojë e të tjera”, tha ai.

“Këto janë gjëra që le t’i mbeten në nder atyre që i kanë bërë”, shtoi Salihu.

Eroll Salihu gjithashtu sonte zbuloi edhe se presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, kishte kërkuar nga Ademi që të jepte dorëheqje nga FFK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia vazhdon të sulmojë ushtarakisht Ukrainën, ndërsa nga kjo luftë…