Salihu jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të Kuvendit Komunal të Preshevës

16 gusht 2020 | 22:13

Kryetari i Kuvendit Komunal të Preshevës, Sami Salihu ka njoftuar për dorëheqje nga posti i tij i deritashëm.

Në njoftimin e dorëheqjes, Salihu ka përmendur një sërë arsyetimesh, por si kryesorin, ai ka përmendur njëanshmërinë në vendimmarrje, të cilat sipas tij e zhvlerësojnë marrëveshjen dhe e bëjnë atë të padobishme.

“Është një veprim që e ndërmarr pas një analize të gjatë të gjithë aktivitetit të deritanishëm në zbatim të marrëveshjes dhe angazhimit tim personal dhe te forcës politike që përfaqësoj. Një bashkëpunim apo marrëveshje, mund të funksionoj për sa kohë përpjekjet dhe kontributi i palëve është reciprok dhe proporcional”, ka shkruar Salihu në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar kryeministrin Avdullah Hoti dhe partnerët e…