Salihu: Pas letrës së UEFA-s, Agim Ademi kishte vendosur të jepte dorëheqje
Ish sekretari i FFK-së, Eroll Salihu ka zbuluar se Agim Ademi ishte i gatshëm të jepte dorëheqje nga posti i kryetarit të FFK’së.
Salihu tha se Ademi ishte gati të jepte dorëheqje, por Gjykata Supreme e ktheu lëndën e tij në rigjykim, po në atë ditë që Agim Ademi ishte gati të lironte karrigen.
“Dënimi nga UEFA ka ardhë të premten në orën 17:00, pas orarit të punës. Kur e kam pa të hënën, ka thënë Agim Ademi se po jap dorëheqje të martën, po e ftojë Komitetin Ekzekutiv”, tha Eroll Salihu në Kanal10.
“Të martën pastaj i ka dalë vendimi i Gjykatës Supreme në të cilën lënda është kthy në rigjykim edhe pastaj 4-5 ditë ka qenë i dënum. Pastaj Agim Ademi e ka njoftu UEFA që Supremja e ka rikthyer dhe ekziston vendimi tjetër – që suspendohet vendimi i parë i UEFA’s”, përfundoi Salihu.