Salihu: PDK-ja dhe LDK-ja i plotësuan për 24 orë kërkesat e punëtorëve, LV-ja ofendoi punëtorët e arsimit

15 mars 2023 | 13:57

Analisti Fitim Salihu ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për rritjen e pagës së punëtorëve të ndërmarrjes “Pastrimi”.

Salihu ka shkruar se PDK-ja dhe LDK-ja i kanë plotësuar kërkesat për 24 orë të këtyre punëtorëve, kurse Vetëvendosje i ofendonte brutalisht mësimdhënësit.

“Dy parti të djathta në qeverisje komunale – LDK-ja dhe PDK-ja – i plotësojnë për 24 orë kërkesat e punëtorëve të kompanisë ‘Pastrimi’. Një parti e majtë në qeverisje qendrore – Vetëvendosja – jo që nuk i plotësoi për dy muaj kërkesat e punëtorëve të arsimit, por edhe i ofendoi dhe linçoi brutalisht ata. Po këta ‘të majtë’ që dje i takuan ata që para pak ditësh i quanin oligarkë që bashkëpunojnë me Serbinë. E majta e shampanjë-socializmit ose, qysh e quajnë francezët, ‘Gauche caviar’, e majta e kaviarit”, ka shkruar Salihu në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
SPORTI NË ARTMOTION Kjo javë do të jetë një super…