Salihu: Do të flasim me FShF-në për ‘rastin’ Zhegrova
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka reaguar për çështjen lidhur me talentin e Kosovës, Edon Zhegrova, i cili ende nuk ka zgjedhur se cilën kombëtare ta përfaqësojë, Kosovën apo Shqipërinë.
Pas lajmit se Edon Zhegrova do t’i bashkohet Shqipërisë, gazeta “Blic” e ka kontaktuar sekretarin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Eroll Salihu, i cili ka thënë se lojtari është ftuar më përpara edhe nga Kosova. “Lojtari tani është 18-vjeçar dhe ka marrë ftesë nga ekipi U-21. Sigurisht se është në planet tona. Ne i kemi dhënë mundësinë të vijë të luajë për U-21 dhe gradualisht do të ftohet edhe nga Kombëtarja A. Do të ketë një takim me palën shqiptare. Duhet ta zgjidhim këtë çështje, sepse kështu nuk shkon më. Federata e Kosovës duhet t’i mbrojë lojtarët”, ka thënë Salihu.