“Salla e Luftës”, vendi ku Izraeli po punon për gjetjen e pengjeve
Vendimi i militantëve të Hamasit për të filmuar sulmin e tyre të befasishëm kundër Izraelit, u ka dhënë ekspertëve në sektorët e sigurisë kibernetike dhe ineligjencës shumë prova për të punuar, në përpjekjet e tyre për të gjetur vendndodhjen e pengjeve që mbahen në Gaza.
“Shteti ka mjetet dhe informacionin, por ata nuk kanë aparatin për të punuar aq shpejt sa ne”, thotë Ido Har-Tuv, drejtori ekzekutiv i një agjencie marketingu që ka hapur një “Sallë Lufte” në zyrat e veta në periferinë e Tel Avivit, Ramat Hahayal, e cila konsiderohet Silicon Valley e Izraelit.
Shumë prej 100 burrave dhe grave në “Sallën e Luftës” kanë eksperiencë të madhe ushtarake dhe spiunazhi, dhe disa prej tyre po thirren prej njësive elitare ushtarake të Izraelit.
Platforma e grupit bazohet në teknologjinë më të fundit, përfshirë Inteligjencën Artificiale, për njohjen e fytyrave. Eshtë një sistem i sofistikuar që kryqëzon imazhet e postuara nga militantët në mediat sociale me fotot e pengjeve, të postuara nga familjet.
Kur ndodh një përputhje, sistemi mundet të gjejë vendndodhjen e përafërt të një personi të humbur. Më tej, ekspertët e inteligjencës gërrmojnë më tej, duke u bazuar në të dhëna rrethanore si xhamitë, dyqanet apo këndi i diellit.
Ekipet kanë ndërtuar tashmë një bazë të dhënash prej afro 1000 personash, duke përfshirë pengje dhe pengmarrës. Ata e kanë ndarë platformën e tyre me zyrtarët izraelitë të sigurisë, të cilët do ta përdorin më tej për kërkimet e tyre.