Sallahu i LV-së thotë se KQZ-ja shkeli ligjin me ndarjen e numrit për Listën Serbe
06 janar 2025
| 12:49
Zëvendësministri i Drejtësisë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Blerim Sallahu ka reaguar ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) pasi ia ka ndarë numrin Listës Serbe për zgjedhjet 9 shkurtit.
Ai ka vlerësuar se me këtë veprim, KQZ-ja ka shkelur ligjin.
“KQZ-ja shkelë serish ligjin! Lëvizja Vetëvendosje ka bërë ankesë në PZAP kundër vendimit të KQZ-së lidhur me certifikimin e Listës Serbe. Në bazë të nenit 130 të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative, akti administrativ pezullohet përderisa të vendoset ankesa në organin më lartë, në rastin konkret, në PZAP”, ka shkruar Sallahu në “Facebook”.