
Sallahu pret votimin e Albulena Haxhiut si kryetare Kuvendi
Zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka deklaruar se pret që sot Kuvendi i Kosovës të votojë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, si e propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV).
Ai ka theksuar se partia e tij ka përmbushur obligimin kushtetues sipas nenit 67 të Kushtetutës.
“Neni 67, paragrafi 2 i Kushtetutës përcakton se Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar dhe zgjedhet me shumicën e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Si Lëvizje Vetëvendosje!, e kemi përmbushur këtë nen duke e propozuar për kryetare të Kuvendit znj. Albulena Haxhiu, e cila i ka gjithsej 125,327 vota, pra është në pesëshen më të votuar në parti dhe gruaja më e votuar në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Sallahu në një postim më 20 prill në Facebook.
Ai ka paralajmëruar se, nëse Kuvendi vazhdon të mbetet i bllokuar, atëherë “e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet”.
“Ndryshe, nëse Kuvendi mbahet i bllokuar atëherë e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet. Pra, marrëveshje për konstituim dhe shpërndarje të Kuvendit, sepse mungesa e vullnetit opozitar për moskonstituim të Kuvendit nënkupton mospranimm të rezultateve zgjedhore”, ka shkruar Sallahu në Facebook.
Postimi i plotë i tij:
Neni 67 paragrafi 2 i Kushtetutës përcakton se “Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar dhe zgjedhet me shumicën e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës”.
Si Lëvizje VETËVENDOSJE!, e kemi përmbushur këtë nen duke e propozuar për kryetare të Kuvendit, znj. Albulena Haxhiu e cila i ka gjithsej 125,327 vota, pra është në 5shen më të votuar në parti dhe gruaja më e votuar në Republikën e Kosovës.
Kësisoj, nesër presim që legjitimiteti dhe legaliteti të jetësohen në Kuvendin e Kosovës në mënyrë që të parandalohet shkelja e serishme Kushtetutës nga ata që tashmë e kanë shkelur Kushtetutën posa kanë hyrë në Kuvendin e Kosovës!
Ndryshe, nëse Kuvendi mbahet i bllokuar atëherë e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet. Pra, marrëveshje për konstituim dhe shpërndarje të Kuvendit, sepse mungesa e vullnetit opozitar për moskonstituim të Kuvendit nënkupton mospranimm të rezultateve zgjedhore.