Salma Hayek tregon sekretin e dukjes në formë
Salma Hayek ka thënë në një intervistë se praktikimi i meditimit në vend të ushtrimeve intensive, është çelësi për një dukje në formë dhe pamje rinore.
“Unë vërtet besoj se është. Njerëzit thonë se është stërvitja. Unë mendoj se është meditimi”, është shprehur shprehur aktorja për Entertainment Tonight.
“Duhet ta gjesh rrugën tënde. Për mua, stërvitja është e vështirë. Është vërtet, vërtet e vështirë të kesh disiplinën për ta bërë atë, ndërsa meditimi është si një shëtitje në park, sepse është mënyra ime”, ka theksuar 57-vjeçarja.
Hayek shtoi se praktikon rutinën secilën ditë dhe ndan kohë për të qëndruar për një çast me veten.
Më herët, në një episod të podcastit SiriusXM, ishte shprehur : “Kur nuk meditoj për një kohë, mund ta merrni me mend çfarë ndodh? Jo vetëm që fytyra ime dhe gjithçka fillon të bjerë, por hernia diskale, problemi i qafës, problemi i ijës, problemi i nyjës së këmbës më kthehen. Filloj të thyhem.
Salma ka shpjeguar se madje ka arritur në një pikë në rutinën e saj të meditimit, ku e ndjen energjinë duke vallëzuar nëpër trupin e saj.