Salvini dështon të rrezojë qeverinë
14 gusht 2019
| 12:22
Senati italian ka shtyrë për të martën e 20 gushtit votën për mocion mosbesimi ndaj qeverisë së Xhuzepe Kontes, të kërkuar nga kreu i partisë Lega, Nord Mateo Salvini.
Ministri i Brendshëm kërkoi votim të menjëhershëm për largimin e Kontes, por shumica e senatorëve i dhanë një javë kohë kryeministrit. Shefi i kabinetit do të paraqitet të më 20 gusht përpara Dhomës së Lartë të Parlamentit për të bindur senatorët se qeveria nuk po kalon një krizë.
Vota e kësaj të marte në Senat ishte edhe prova e një aleance të re politike në Itali, asaj mes Lëvizjes 5 Yjet dhe Partisë Demokratike që bashkuan votat për të çuar Salvinin në minorancë.