Salvini për përdhunuesit e turistes: Të kastrohen kimikisht

28 mars 2019 | 14:22

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, ka bërë thirrje që tre të rinjtë e akuzuar për përdhunimin e një turisteje 19-vjeçare të kastrohen kimikisht nëse shpallen fajtorë.

Turistja ka akuzuar Roberto Mirabellan(20 vjeç), Salvatore Castrogiovannin(19 vjeç) dhe Agatino Spampinaton(19 vjeç), se e kanë joshur atë në një bar në Catania, në bregun lindor të Sicilisë, përpara se ta përdhunonin në makinë dhe të filmonin sulmin.

Pas arrestimit të tre personave, Salvini  u shpreh në “Twitter” të mërkurën:“Asnjë lehtësim për krimbat ngacmues që përdhunuan një turiste. Tu jepet dënim i merituar dhe kastrim kimik!”

Kastrimi kimik përbëhet nga shfrytëzimi i barërave dhe substancave kimike të cilat “vrasin” seksualitetin dhe libidon, pa u përdorur sterilizim apo heqjen e organeve.

Ngjarja ka ndodhur me 15 mars, ku tre të rinjtë i ofruan asaj për të pirë në një bar. Më pas e futën me forcë në makinë dhe e përdhunuan. Viktima u përpoq të thërriste  fshehtas policinë, por grupi e ndaloi.

Policia identifikoi tre të dyshuarit pasi njëri nga djemtë i dërgoi viktimës një video të sulmit seksual.  Vajza amerikane, e cila ishte në qytet prej tre muajsh, gjithashtu tregoi incizimet e të dyshuarve që e filmuan ndërsa ishte në klub.

Mirabella, Castrogiovanni dhe Spampinato, u arrestuan me dyshimin për përdhunim më 21 mars dhe u dërguan në burgun e Piazza Catanianas në Lanza. Të tre ata i mohojnë akuzat. Vajza është kthyer tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./javanews.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë me…