Salvini urdhëron dëbimin e shqiptarit nga Kosova
09 gusht 2019
| 12:41
Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, ka firmosur për dëbimin e një shqiptari nga Kosova, duke e cilësuar atë si të rrezikshëm. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri Salvini përmes një mesazhi në profilin e tij në “Facebook”.
“Sot kam nënshkruar dekretin për dëbimin e kosovarit 43-vjeçar, M.M., banor afër Siena-s, pjesëtar i një grupi islamik që konsiderohet i rrezikshëm për sigurinë e vendit. Jashtë nga Italia kushdo që dëshiron të na sjellë luftë në shtëpi”, shkruar ministri në “Facebook”.