Salzburgi vendos çmimin për talentin Haaland
6 gola në 3 ndeshje në Ligën e Kampionëve, 6 gola në Austri, e të mendosh që është vetëm 19-vjeç, bëhet fjalë për Erling Braut Haaland, talenti norvegjez që po mahnit Evropën.
Haaland ka të gjithë karakteristikat dhe numrat për të qenë një nga lojtarët më të përfolur në merkaton e transferimeve, për këtë janë të vetëdijshëm edhe drejtuesit e klubit të Salzburg, të cilët kanë nxitur për ti vendosur një çmim talentit të tyre.
Christoph Freund, drejtori sportiv i klubit austriak, ka folur mbi këtë temë: “Janë folur shumë gjëra të pavërteta, për tratativa me klube angleze dhe evropiane. Për momentin nuk kam folur me askënd dhe nuk besoj se mund të vijnë oferta gjatë merkatos së dimrit”, u shpreh drejtori sportiv i klubit. Në fakt në drejtimin të klubit austriak kanë ardhur mesazhet e para nga klubet që janë të interesuara për shërbimet e tij.
Jo vetëm Manchester United por së fundmi në garë janë futur edhe Juventus e Real Madrid, tre klubet që kanë marrë përgjigjen e parë jo zyrtare, kush dëshiron të blej kartonin e Haaland duhet të paguaj minimalisht 100 milion euro, çdo negociatë nis mbi këtë bazë.