Samadrexha bëhet me Palestër Sportive

17 korrik 2020 | 14:52

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri se bashku me ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi e kanë bërë përurimin e Palestrës Sportive në Samadrexhë.

Fotografia e Xhafer Tahiri

Ai ka thënë se ndihet krenar që Samadrexha është bërë me Palestër Sportive. “Jam krenar e i priveligjuar që bashkë me miken e sportit, ministren Vlora Dumoshi, në prani të sportistëve e banorëve të kësaj treve, përuruam Palestrën Sportive në Samadrexhë”, ka shkruar Tahiri në profilin e vet në “Facebook”.

Fotografia e Xhafer Tahiri

Postimi i plotë i Tahirit:

Samadrexha sot shënoi golin më të rëndësishëm, për të vazhduar tregimin më të bukur të hendbollit në Kosovë!
Jam krenar e i priveligjuar që bashkë me miken e sportit, ministren Vlora Dumoshi, në prani të sportistëve e banorëve të kësaj treve, përuruam Palestrën Sportive në Samadrexhë. Fakti që Samadrexha ka klub të hendbollit të meshkujve dhe të femrave ?‍♀️ ??‍♂️ , tregon se ky lokalitet gjithmonë ka qenë përparimtar.

Faleminderit të gjitha gjeneratave që u angazhuan që kjo ëndërr e bukur e hendbollit kosovar të ketë palestër moderne. Faleminderit ministre Dumoshi për përkushtimin tuaj për sportin e Vushtrrinë. Tani topi është te sportistët që të sjellin edhe më shumë trofe.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka thënë se Mbretëria e Bashkuar…