Samadrexha e Vushtrrisë bëhet me sallë sportive
27 maj 2020
| 20:49
Samadrexha e Vushtrrisë është bërë me sallë sportive. Me këtë rast, ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, ka thënë ndërtimi i kësaj salle ka qenë premtim i ish-kryetarit të Kuvendit dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli.
“Premtimi i kryetarit Veseli sot duket në realitet!! Urime Samadrexhë, urime sportistë e sportiste të dashura! E gëzofshi palestrën sportive! Urime baci Ferat Basholli që me shpirt lobove për dekada me radhë në këtë investim! Me fat!”, ka shkruar Izmaku në llogarinë e vet në “Facebook”.