Samadrexha, kampione e Kosovës te kadetet

22 prill 2025 | 11:22
Samadrexha është vatër e njohur në hendbollin kosovar. Dhe skuadra nga ky vend ka dëshmuar se ka të ardhme të ndritur. Samadrexha e ka fituar titullin e kampionit të Kosovës në grupmoshën e kadeteve (U18).
Samadrexhaset e reja e përfunduan kampionatin me 30 pikë. I shënuan 15 fitore, ndërsa e pësuan vetëm një humbje. Samadrexha përfundoi para Shqiponjës që i kishte 27 pikë, Vushtrrisë me 24 dhe Istogut me 21.
Fitoren vendimtare në garë për titull, Samadrexha e shënoi në kuadër të xhiros së 17-të. E mposhti me rezultat 34:33 Shqiponjën e Gjakovës. Në atë ndeshje interesante e të fortë u dalluan Ardiola Surdulli, Aulona Maloku e Elsa Krasniqi.
Në xhiron e fundit, Samadrexha fitoi bindshëm ndaj Besës për të kurorëzuar me sukses një edicion që dëshmon për të ardhmen e ndritur të këtij klubi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar ka njoftuar se gjatë javës…