Samadrexha mbetet në Superligë
06 maj 2018
| 16:55
Hendbollistët e Samadrexhës edhe në edicionin e ardhshëm do të garojnë në Superligën e Kosovës në hendboll.
Samadrexha kampionatin e përfundoi në pozitën e parafundit (9) në Superligë dhe për të ruajtur statusin e anëtares së ligës elitare, është dashur të fitojë ndeshjen e plejautit. Këtë e bëri të dielën në mesditë në palestrën “Karagaçi” në Pejë. Në ndeshjen e plejautit, Samadrexha e mposhti Dukagjinin e Klinës me rezultat 28:22. 12:8 ishte rezultati pas pjesës së parë. Te Samadrexha më efikasi ishte Jashari me tetë gola. Nga gjashtë herë shënuan D. Basholli e A. Maloku. Te Dukagjini u dallua Muqolli me 11 gola. Nga Superliga është larguar Llapi, ndërsa në Superligë ka kaluar Drenica. Drenica doli kampion në Ligën e Parë.