Samanta Karavella ruan me fanatizëm lidhjen e dashurisë, del fotoja e parë me të dashurin
21 shkurt 2022
| 12:11
Samanta Karavella është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun. Është treguar shumë hermetike për jetën e saj private dhe nuk dihet pothuajse asgjë. Së fundmi, është mësuar se këngëtarja është mjaft e lumtur sa i përket dashurisë.
Qëndrimi për një kohë të gjatë në Amerikë ka arsyet e veta dhe ka të bëjë pikërisht me dashurinë. Këngëtarja po shikon një romancë prej kohësh përtej oqeanit me një shqiptar. Prive ka siguruar një foto, e cila është e para publike e çiftit.
Imazhi është shkrepur gjatë një eventi familjar. Ndërkohë, kujtojmë që projekti më i fundit i Samantës mban titullin “Mama”, publikuar tre muaj më parë.