Samedin Mehmeti zgjedhet zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës

23 janar 2019 | 14:58

Ish-drejtori i Divizionit për Komunikacion në Policinë e Kosovës, Samedin Mehmeti, është zgjedhur zëvendësdrejtor në Policinë e Kosovës.

Lajmin për e ka konfirmuar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa.

“Po është e vërtetë që është zgjedhur”, ka thënë shkurt për “Kallxo.com” ministri Mustafa.

Pozitën që ka marrë Mehmeti, më herët e kishte ish-ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Policisë, Naim Rexha.

Samedin Mehmeti ka qenë gjithashtu edhe konkurrent për të parin e Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tabloidi britanik “Daily Mail” konsiderohet si një nga faqet kryesore…