Sami Kurteshit s’i pi ujë fjala në Vetëvendosje, zëvendësi i Haxhiut ankohet në Supreme për ‘Srpskan’
Ndonëse anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, kishte treguar të enjten se s’do të ankohen në Gjykatë Supreme për vendimin e PZAP-së që urdhëron KQZ-në që të certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit, fjalët e tij duket se s’kanë vlejtur për selinë qendrore të LV-së.
“Unë mendoj se nuk ka ndonjë kuptim me u anku në Gjykatë Supreme sepse edhe ata do të kenë të njëjtin arsyetim, kështu që ne do të mbajmë qëndrimin tonë, kemi bindjet tona. Vendimi i PZAP-së është i punuar sipas atij parimi ‘me letra krejt në rregull’” ka thënë të enjten Sami Kurteshi.
Zëvendësi i Albulena Haxhiut, Blerim Sallahu, sot është parë duke hyrë në objektin e Gjykatës Supreme bashkë me ankesën ndaj vendimit të PZAP-së që ka rrëzuar mos certifikimin e “Listës Serbe” dhe ka urdhëruar KQZ-në që ta certifikojnë të njëjtën. /Express