
Sami Lushaku edhe një mandat në krye të PDK-së në Skenderaj
21 prill 2019
| 17:12
Ish-kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku është rizgjedhur kryetar i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në këtë komunë.
Lajmin për “Epokën e re” e ka konfirmuar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.
“Faleminderit delegatëve në Kuvendin e Degës për besimin me mbi 90 për qind të votave, që edhe për një mandat të jem Kryetar i Degës së PDK-së në Skenderaj. Do të jem kryetar i të gjithëve!”, ka shkruar Lushtaku në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/