Sami Lushataku flet për hapjen e Urës së Ibrit: Pa amerikanët as që bëhet fjalë
Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka bërë me dije se ura e Ibrit nuk mund të hapet pa amerikanët.
Ai ka deklaruar që secili shqiptar e do hapjen e kësaj ure, por, sipas tij, kjo duhet të bëhet në koordinim me aleatët perëndimorë.
“Pa amerikanët hapja e Urës as që bëhet fjalë. Secili shqiptar e donë Mitrovicën pa probleme e pa tensione. Nuk dëshirojmë që serbët e veriut ta kenë fatin e shqiptarëve para luftës. Qeveria duhet të punojnë më shumë me serbët vendor, duke komunikuar më shumë me ta”, ka thënë Lushtaku për “Front Online”.
Lushtaku tha se problemi i urës është politik. Sipas Lushtakut, rruga e vetme për të kaluar këtë problem është Amerika.
“Secili shqiptar ka dëshirë që Kosova të jetë e bashkuar, vet fakti që Kosova është e pranuar ndërkombëtarisht me kufijtë e saj. Problemi i Urës është politik, me bashkësinë ndërkombëtare duhet me e gjetë një gjuhë të përbashkët, e vetmja mënyrë për ta kaluar këtë problem është Amerika dhe vetëm Amerika. Është problem të merren vendimet e njëanshme nga Qeveria e Kurtit”, është shprehur Lushtaku.