Sami Lushtaku: Bashkë me Fehmiun e Xhevën kemi zhvilluar shumë beteja
Në përvjetorin e rënies heroike të Fehmi e Xhevë Lladrovcit, kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka thënë se Fehmiu dhe Xheva ishin dy nga strategët dhe ideatorët e lëvizjeve për rezistencë të armatosur në Kosovë.
“Fehmiu e Xheva ishin të veçantë, të edukuar e të formuar për njeri-tjetrin. Feha ishte strateg ushtarak i jashtëzakonshëm më përvojë të madhe luftarake edhe në Kroaci. Bashkë me Fehmiun e Xhevën kemi kaluar shumë sfida. Kemi bërë edhe shumë beteja së bashku, ku e kam parë guximin e jashtëzakonshëm të tyre për të luftuar për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Lushtaku në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka shtuar se gjatë fillimit të ofensivës së shtatorit 1998 në Drenicë, e cila ishte njëra ndër ofensivat më mëdha të ushtrisë dhe policisë serbe, është takuar në Gllanasellë e pastaj në Prekaz me Fehmiun e Xhevën. “Jemi marrë vesh që secili të mbrojë pozicionet e veta luftarake sa të është e mundur. Ashtu edhe ndodhi, pasi Feha së bashku me Xhevën e Fatime Hetemin, ranë heroikisht më 22 Shtator 1998 në mbrojtje të Gllanasellës, më qëllim që të pengonin depërtimin e forcave serbe në Qyqavicë, ku ishin strehuar qindra mijëra civilë”.
“Lavdi përjetë Fehmi e Xhevë Lladrovcit, këtyre trimave të rrallë që ideal të vetëm kishin lirinë e Kosovës”, ka shkruar Lladrovci.
(Q.R / Epoka e re)