Sami Lushtaku do të jetë nënkryetar i Skenderajt
Kryetari në ardhje i Skenderajt Fadil Nura, ka thënë se nënkryetar i kësaj komune do të jetë Sami Lushtaku.
Nura tha për Klankosova.tv se është në pritje të përfundimit të procedurave për të marrë pozitën e kryetarit.
Ai theksoi se është i hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë politike, përfshirë edhe me kundërkandidatin e tij Bekim Jashari.
“Po, z. Sami Lushtaku do të jetë nënkryetar i Skenderajt. E kam bërë të ditur edhe më herët këtë gjë. Jemi duke pritur përfundimin e procedurave dhe pastaj duhet një koordinim me Ministrinë e Pushtetit Lokal për ta thirrur seancën konstituive, do ta nis punën edhe zyrtarisht si kryetar i kësaj komune”.
“Unë jam i hapur për të gjithë për të bashkëpunuar, përfshirë edhe me Bekim Jasharin. Ne i kemi numrat të mjaftueshëm për të qeverisur të vetëm”.
Fadil Nura nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës ka fituar në raundin e parë të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Skenderajt përball Bekim Jasharit.