Sami Lushtaku ia dhuron Ramës flamurin e UÇK-së

19 qershor 2022 | 22:14

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vizituar të dielën familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi në Burojë të Skenderajt, i cili gjendet në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë.

Në shenjë nderimi dhe respekti për vizitën, Sami Lushtaku i ka dhuruar kryeministrit Edi Rama flamurin e UÇK-së.

“Kënaqësi e madhe që ta presim në konakun e Bacës Haxhi Thaçi, mikun tim, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. “Edi erdhi në vizitë për të nderuar familjen e Presidentit Hashim Thaçi por edhe gjithë komunën tonë. Në shenjë nderimi dhe respekti për vizitën, kryeministrit Edi Rama i dhurova flamurin e UÇK-së”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” nënkryetari i komunës së Skenderajt Sami Lushtaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka thënë se…