Sami Lushtaku: Kam qenë më i zëshmi që koalicioni PDK-Nisma të ndodhë
08 shkurt 2021
| 10:13
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku ka demantuar deklaratat e Enver Hoxhajt, Uran Ismailit dhe Memli Krasniqit të cilët deklaronin se askush në PDK nuk ka pasur vullnet që koalicioni PDK-Nidma të ndodhë.
Vet Sami Lushtaku ka thënë për “Debat Plus”, se ai ka qenë pro koalicionit PDK-Nisma.
Madje, ai ka thënë se ka qenë më i zëshmi që ky koalicion të ndodhë.
“Unë vërtete kam qenë pro koalicionit PDK-Nisma, por ishte mendim i kryesisë së PDK-së dhe kjo nuk ka ndodhë. Kam qenë më i zëshmi që ky koalicion të ndodhë, por ja që nuk ndodhi. Nuk është votu fare në kryesi të PDK-së dhe kjo që po thotë Sherifi është e vërtete”, ka theksuar Lushtaku.