Sami Lushtaku kujton Ditën e Çlirimit të Skenderajt
Ish-komandanti i UÇK-s për Zonën Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, ka uruar qytetarët e komunës së Skenderajt për 18 Qershorin, Ditën e Çlirimit të Skenderajt.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Liria e Kosovës erdhi falë gjakut të dëshmorëve e martirëve të rënë në luftën çlirimtare.
Statusi i plotë i Lushtakut:
Në 22 vjetorin e çlirimit të qytetit të Skenderajt, së bashku me profesorin Enver Hoxhaj, me deputetë të Kuvendit të Kosovës, me struktura të degës së PDK-së në Skenderaj, bëmë homazhe pranë shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari në Skenderaj dhe vendosëm kurora lulesh në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz.
Liria jonë erdhi falë gjakut të dëshmorëve e martirëve të rënë në luftën tonë çlirimtare. Ata janë themeli i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. U jemi mirënjohës përjetë miqve tanë ndërkombëtarë, ShBA-ve e NATO-s, të cilët iu bashkuan kauzës sonë të drejtë për të jetuar të lirë.
Urime 18 Qershori, dita e çlirimit të Skenderajt!
Lavdi të gjithë brezave që kanë sakrifikuar për lirinë e Kosovës!