Sami Lushtaku nesër intervistohet nga Gjykata Speciale
15 janar 2019
| 15:29
Ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, nesër ( e mërkurë) do të intervistohet nga prokurorët e Gjykatës Speciale në Hagë.
Lajmin e ka bërë me dije, deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milazim Zeka, i cili gjendet në Hagë së bashku me deputetin Mergim Lushtaku.
“Sa arritëm në Holandë me gjeneralin Lushtaku. Bashkë me gjeneralin Sami Lushtaku dhe deputetin Mergim Lushtaku, kemi arritur në Holandë. Pas pak pritet takimi me avokatin britanik, i cili ka qenë prokuror kundër Millosheviqit në Tribunalin e Hagës. Nesër, në ora 10: 00 do të fillojë intervistimi i gjeneralit Lushtaku. Rrustem Mustafa-Remi akoma është duke u marrë në pyetje”, ka shkruar Zeka në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/