Sami Lushtaku nesër zyrtarizon kandidaturën e tij për kryetar të Skenderajt
18 korrik 2021
| 11:48
Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka vendosur që në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor 2021, të kandidojë për të parin e Skenderajt.
Lushtaku do ta zyrtarizojë kandidaturën e tij nesër më 19 korrik. Këtë e ka bërë me dije dega e PDK-së në Skenderaj.
Në garë për të udhëhequr edhe për një mandat me Skenderajn është edhe kryetari aktual Bekim Jashari.
Jashari ka treguar dje se do të rikandidojë sërish në zgjedhjet lokale.