Sami Lushtaku: PDK-ja është unike
Sami Lushaku së bashku më bashkëpunëtorë e bashkëluftëtarë gjatë dy ditëve të fundit, ka takuar banorët e fshatrave Polac dhe Vitak si dhe mjekë e profesorë nga komuna e Skenderajt.
“I falenderoj përzemërsisht për mikëpritjen që më është bërë. Besimi dhe mbështetja e qytetarëve të komunës së Skenderajt për Partinë Demokratike të Kosovës ka qenë dhe mbetet e vazhdueshme”.
“Gjatë takimeve kam ftuar profesorë, mjekë, të rinj profesionistë dhe intelektualë të të gjitha fushave, që të angazhohen dhe ta japin kontributin e tyre profesional brenda strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës. Mendimet mund të jenë të ndryshme por ne jemi unik rreth rrugës të cilën duhet ta ndjekim duke u bazuar në vlera demokratike”.
Lushtaku ka theksuar se gara e brendshme zgjedhore është e hapur për të gjithë profesionistët, pasi sipas tij, vetëm në këtë formë mund të ecin drejt sukseseve të reja. “Dyert e PDK-së janë të hapura për energji, ide dhe vlera të reja”, ka shkruar Sami Lushtaku në llogarinë e vet në Facebook.