Sami Lushtaku poston fotografi nga Zvicra
03 tetor 2018
| 17:10
Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka mohuar lajmin se ka pasur ndalesë nga policia e Zvicrës në aeroportin e Cyrihut.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka postuar një fotografi ku tregon se gjendet në Zvicër.
“Në Zvicër për vizitë turistike dhe takime me shumë miq që jetojnë dhe veprojnë këtu. Sa për sqarim, dje nuk kam pasur asnjë ndalesë nga autoritetet zvicerane përveç kontrollave rutinë që bëhen për shkaqe të sigurisë pasi ishte hera e parë që kam udhëtuar në Zvicër, përmes aeroportit të Cyrihut”, ka shkruar Sami Lushtaku.