Sami Lushtaku prezanton kandidaten për deputete Sala Jasharin

26 shtator 2024 | 21:19

Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka prezantuar kandidatën që do të garoj për deputete nga rashët e PDK-së, Sala Jasharin, vajzën e komanandantit të UÇK-së, Musa Jashari.

Lushtaku përmes Facebook ka bërë të ditur se Sala, e bija e Musa Jasharit e mbesa e heronjve Sala e Hamit Jashari, është vlerë e shtuar për Partinë Demokratike të Kosovës, e cila ka vendosur që kontributin e saj personal e profesional ta japë në Kuvendin e Kosovës.

Njoftimi i plotë i Lushtakut.

Sonte në Skenderaj, në prezentimin madhështor të kandidates për deputete të Kuvendit të Kosovës, Sala Jashari.

Sala, e bija e Musa Jasharit e mbesa e heronjve Sala e Hamit Jashari, është vlerë e shtuar për Partinë Demokratike të Kosovës, e cila ka vendosur që kontributin e saj personal e profesional ta japë në Kuvendin e Kosovës.

Me trashëgiminë familjare që mban mbi supe e me përgatitjen e saj profesionale, ajo do t’i përfaqësojë denjësisht qytetarët e vendit në Kuvendin e Kosovës.

Bashkë me Salën, na priftë e mbara drejt ndryshimit të madh!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza në Debat Plus…