Sami Lushtaku: Qytetarët e Skenderajt do të festojnë fitoren e madhe në tetor
19 korrik 2021
| 20:33
Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku është dominuar kandidat për kryetar të kësaj komune nga Partia Demokratike e Kosovës.
Lushtaku është optimist se PDK-ja do të festojë fitoren në zgjedhjet e tetorit.
“Unë jam shumë i nderuar dhe krenar që qytetarët e Skenderajt tash e 20 vite e mbështesin fuqishëm PDK-në. Jam krenar që edhe këto zgjedhje qytetarët e Skenderajt të bashkuar do të festojmë fitoren e madhe të radhës në tetor dhe do të vazhdojmë projektet për vazhdimin e zhvillimit të Skenderajt”, ka deklaruar Lushtaku.