![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/02/95881FB4-BBC4-4796-B71E-653542EE4A27.jpeg)
Sami Lushtaku, Rrahman Rama e Hisni Thaçi vizitojnë ish-presidentin Thaçi në Hagë
Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se bashkë me Rrahman Ramën e Hisni Thaçin, e kanë vizituar ish-presidentin, Hashim Thaçi në Hagë.
Lushtaku tha se Hashim Thaçi bashkë me të gjithë bashkëluftëtarët e tjerë, në fund të këtij procesi, do të dalin fitimtarë.
“Sot së bashku me Gjeneralin Rrahman Rama e bashkëluftëtarin Hisni Thaçi, vizituam në Hagë mikun tonë, Presidentin Hashim Thaçi. I fortë si gjithmonë, me qëndrim dinjitoz prej një burrështetasi, Presidenti Thaçi bashkë me të gjithë bashkëluftëtarët e tjerë, në fund të këtij procesi do të dalin fitimtarë”, ka shkruar Lushtaku.
Ndërkohë që ditën e djeshme në Hagë ka qëndruar për vizitë edhe Adem Grabovci, Isni Kilaj dhe Hajredin Kuçi, ndërsa nesër pritet që edhe Fatmir Limaj të vizitoj Presidentin Thaçi dhe bashkëluftëtarët tjerë.