Sami Lushtaku: Së shpejti do ta zyrtarizojë kandidaturën për kryetar të Skenderajt

26 qershor 2021 | 21:54

Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka takuar sot strukturat e kësaj partie në këtë komunë.

“Bashkëbiseduam për zhvillimet politike në nivel qendror dhe lokal. Uniteti brenda strukturave tona është shumë i madh i cili do të ketë si rezultat ngritjen e fuqishme të PDK-së në nivel vendi”, ka thënë Lushtaku.

Ai ka bërë me dije se strukturat e degës së PDK-së në Skenderaj ofruan mbështetje të plotë për kandidaturën e tij për kryetar të komunës së Skenderajt, e cila, sipas tij do të zyrtarizohet së shpejti.

“Bashkërisht do të hartojmë edhe listën për asamble komunale e cila do të jetë e mbushur me kuadro profesioniste nga të gjitha fushat”, ka deklaruar Lushtaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Italisë dhe…