Sami Lushtaku me të birin, mirëpresin ambasadorin William Walker (Foto)
15 janar 2018
| 21:28
Ish-ambasador i OSBE-së në Kosovë, William Walker, është takuar sot me ish-komandantin e UÇK-së, Sami Lushtaku dhe birin e tij, Mërgim Lushtakun,
Këtë e ka bërë të ditur vet Lushtaku përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook” , i cili ka publikuar një fotografi ku shihet bashkë me Walker dhe me djalin e tij, deputetin e PDK-së, Mërgim Lushtakun.
“Sot pata nderin e jashtëzakonshëm të mirëpres mikun e madh të shqiptarëve, mikun tim të moçëm Ambasadorin William Walker”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Walker ka ardhur në Kosovë për të marrë pjesë në 19 vjetorin e masakrës së Reçakut. Kujtojmë se në vitin 1999 ishte pikërisht ëalker ai që kishte parë nga afër masakrën që kryen ushtarakët serbë në këtë fshat.