Sami Lushtaku thotë se do të kandidojë për kryetar të Skenderajt
Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku ka bërë me dije se do të kandidojë përsëri për kryetar të komunës së Skenderajt.
Lushtaku në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini thotë se sa ka qenë në krye të
komunës ka bërë shumë punë por edhe shumë të tjerë i kanë mbetur peng pse nuk ka mundur t’i mbarojë.
“Një prej dëshirave të mia ka qenë penda e qytetit. E kam filluar ta bëjë edhe qendrën e familjes së dëshmorëve. Për fat të keq ashtu si e kam lënë unë ashtu ka mbet dhe askush asnjë tullë nuk e ka vendos”, tha ai.
Lushtaku thotë se ia ka lëshuar Bekim Jasharit pozitën e kryetarit por në zgjedhjet e ardhshme lokale ka vendosur të kandidojë përsëri për kryetar të komunës.
“Kam vendosur përsëri të kandidojë dhe t’i mbarojë projektet e lëna në gjysmë. Unë prej katër vitesh edhe pse kam pasur përkrahjen e qytetarëve nuk kam mundur të jem kryetar dhe t’i kryej obligimet që më takojnë”, tha ndër të tjera Sami Lushtaku.