Sami Lushtaku tregon se a e përkrah Murat Jasharin për president
11 janar 2021
| 22:38
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Sami Lushtaku, ka thënë se ka emra të shumtë në Kosovë që mund ta mbajnë pozitën e presidentit.
“Unë mendoj që në Kosovë ka emra të respektueshëm sa të duash për president”, tha fillimisht Lushtaku.
“Murat Jasharin e kisha përkrah me të dy duart. Unë mendoj që është njeriu më i qëlluar në këto momente që ai të jetë president në këtë kohë. S’e kam asnjë dilemë. Madje edhe në kryesi të partisë e kemi diskutuar këtë punë dhe këtu s’kemi hezitime”, ka thënë Lushtaku në Kallxo.
Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga pozita e presidentit për shkak të aktakuzës për krime lufte, këtë pozitë po e ushtron kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.