Sami Lushtaku: Unë do të jem në krye të qeverisjes në Skenderaj

24 gusht 2021 | 21:41

Sami Lushtaku ka thënë se për kandidaturën për kryetar të Skenderajt ka marrë mbështetje qytetare.

Ai përmes një adresimi për opinionin, ka theksuar se për të ia pamundësuar kandidimin e tij është bërë presion nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti mbi organet e drejtësisë, megjithatë Lushtaku ka thënë se më 17 tetor ai do të jetë në krye të qeverisjes në Skenderaj.

“Skenderaj është zemra e UÇK-së dhe zemra e PDK-së. PDK e Hashim Thaçit dhe e Kadri Veselit, as nuk thyhet e as nuk dorëzohet. Skenderaj dhe PDK janë rritur e zhvilluar së bashku, andaj edhe në këto zgjedhje, PDK do të dalë fituese bindëse dhe unë do të jem në krye të qeverisjes, pranë qytetarëve të Skenderajt”, ka deklaruar Lushtaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Apelit në Kosovë e ka konfirmuar aktgjykimin e…