Sami Lushtaku: Urime fitorja Skenderaj, fitoren ia dedikojmë Thaçit dhe Veselit

17 tetor 2021 | 22:11

Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka uruar qytetarët për fitoren në ketë komunë, ku kandidat për kryetar i kësaj partie ka qenë Fadil Nura përball kryetarit aktual të Skenderajt, Bekim Jashari.

Numërimi i votave në këtë komunë po vazhdon, ku po prin kandidati i PDK-së, Fadil Nura.

Deri më tani janë numëruar 28 për qind e votave, ku Fadil Nura ka 58.99 për qind dhe Bekim Jashari 37.80.

“Urime fitorja Skenderaj. Ju falënderoj nga zemra për këtë mbështetje madhështore! Këtë fitore ja dedikojmë Presidentit Hashim Thaçi e kryetarit Kadri Veseli!”, ka shkruar Lushtaku në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka përfunduar…