Sami Lushtaku uron veteranët, publikon foto me Adem e Hamëz Jasharin

30 dhjetor 2023 | 13:21

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka uruar veteranët për ditën e tyre, ndërsa ka publikuar foto me Adem Jasharin e Hamës Jasharin.

Ai ka thënë se ata lirinë e atdheut e kërkuan përmes grykës së pushkës dhe guxuan të përballen me vdekjen.

“Bashkëluftëtarëve që në ditët më të vështira guxuan të përballen me vdekjen. Atyre që lirinë e atdheut e kërkuan përmes grykës së pushkës. Gëzuar 30 Dhjetorin – Ditën e Veteranëve!”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka nderuar kryeministrin Edi Rama me…