Sami Lushtaku viziton familjen e Kadri Veselit në ditëlindjen e djalit të tij

21 dhjetor 2020 | 20:21

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, Sami Lushtaku ka vizituar familjen e Kadri Veselit, pikërisht në ditën kur djali i tij feston ditëlindjen e 11-të.

Lushtaku ka publikuar disa fotografi së bashku me bashkëshorten e Veselit dhe djalin e tij, Yllorin, teksa ka uruar atë për ditëlindje.

“Djaloshi më i këndshëm, Yllor Veseli, djali i mikut tim Kadri Veseli, sot ka mbushur 11 vite. I dëshiroj fëmijëri të hareshme, shëndet e gëzime në jetë, bashkë më prindërit e familjen”, ka shkruar Lushtaku sipër fotografive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teuta Hodaj shpall te pavlefshme deftesat e shkolles fillore "Migjeni".