Sami Mazreku: Miratimi i Ligjit për Sigurime Shëndetësore vendim i qëlluar i Qeverisë
Sami Mazreku, njohës i sektorit të sigurimeve në vend në një intervistë për Tëvë 1 ka thënë se miratimi i Ligjit për Sigurime Shëndetësore nga ana e kabinetit Qeveritar është një vendim i qëlluar i Qeverisë, e që pas implementimi i tij në praktikë në masë të madhe do të ketë ndikim në ruajtjen e shëndetit të popullatës, pasi që në formën siç është dizajnuar një ligj i tillë mbulon të gjithë qytetaret e vendit edhe ata që janë në marrëdhënie pune, edhe ata që nuk janë për momentin në marrëdhënie pune.
Sipas ekspertit Mazreku, miratimi i këtij Ligji gjithashtu ndihmon më masë të madhe sektorin publik, rrit investimet në sektorin publik dhe rrit gamen e shërbimeve që do të kryhen në sektorin publik.
“Siç edhe ju e dini kohëve të fundit kemi pasur një largim të madhe të profesionisteve shëndetësore nga sektori publik e që kjo paraqet një humbje të madhe për sektorin publik, unë mendoj se me fillimin e implementimit të këtij ligji gjerat do të ndryshojnë për të mirë, pra mjeket do të kenë të hyra të dinjiteteshme e qytetaret do të marrin trajtim shumë më të mirë shëndetësor” ka thënë Sami Mazreku, njohës i sektorit të sigurimeve në vend.