
Samir Sahiti largohet nga Flamurtari
04 qershor 2018
| 12:43
Samir Sahiti nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Flamurtarit nga Prishtina. Mesfushori arriti që me skuadrën kuqezi të sigurojë mbetjen në elitën e futbollit të Kosovës.
“Kur arrihen objektivat ndarja është gjithmonë më e lehtë. Nga sot më nuk jam pjesë e Flamurtarit, kurse falënderoi presidentin, Imer Ademi për korrektësinë e treguar, faleminderit kryesisë, trajnerit dhe bashkëlojtarëve”, ka thënë Sahiti.
/Epoka e re/