Samiti i BE-së në Tiranë, Rama: Ngjarje, historike

01 dhjetor 2022 | 09:36

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka quajtur ngjarje historike samitin e BE-së me vendet e rajonit që do të mbahet në Tiranë.

“MIRËMËNGJES dhe me kënaqësinë e vendit mikpritës për herë të parë të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, një ngjarje historike, me respektin për ne që të ardhmen e shohim në familjen e madhe europiane, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në “Facebook” teksa ka ndarë edhe fotografinë e re.

Samiti i BE-së në Tiranë do të mbahet më 6 dhjetor.

Në të njëjtën ditë opozita ka paralajmëruar protestë. Ndërkohë, 6 dhjetori do të jetë ditë pushimi zyrtar për Tiranën.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vrasje e rëndë që ndodhi të mërkurën në oborrin…