Samiti i Brdo-Brijunit, i afroi apo jo Thaçin e Vuçiqin për dialog? Përgjigjet Meta
09 maj 2019
| 13:06
Gjatë konferencës së përbashkët të Samtit të Brdo Brijunit, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është pyetur nga gazetarët nëse dy liderët e Kosovës dhe Serbisë janë afruar më shumë dhe se a ka gjasa që të rinisë dialogu.
Meta ka thënë se atmosfera e këtij samiti ka qenë shumë pozitiv dhe se do të donte që dialogu mes këtyre dy vendeve të kishte përfunduar me kohë.
“Nuk di të them nëse ky samit ka afruar më tepër dy liderët Kosovë-Serbi, por di që atmosfera ka qenë shumë pozitiv këtu. Do të donim që dialogu Kosovë – Serbi të kishte përfunduar dje. Jo sot dhe as nesër. Samiti i Brdo-Brijonit është një samit që ka një format të përcaktuar”, ka thënë Meta.